“Mbretërit” vëzhgojnë Chichariton

Krerët e Real Madridit janë duke e vëzhguar me kujdes situatën e sulmuesit meksikan të Manchester Unitedit, Javier Hernandez, raporton “Mirror”.Sulmuesi meksikan i njohur me nofkën “Chicharito”, llogaritet sulmuesi i tretë tek “Djajtë e Kuq”, pas Robin Van Parise dhe Wayne Rooneyt.Menaxheri i Unitedit, Ser Alex Ferguson, nuk dëshiron shitjen e meksikanit, por ai në fund të këtij sezoni pritet të largohet nga “Old Traffordi”, për faktin se nuk ka hapësirën e duhur në klubin më të suksesshëm në ishull.Sipas drejtuesve të klubit “mbretëror”, 24 vjeçari ka aftësinë dhe shpejtësinë e duhur që të luaj në Spanjë.