NBA, Majemi me hap kampioni, 9 fitore radhazi

Majemi ka treguar se vazhdon të ecë me të njëjtin ritëm drejt titullit të dytë kampion radhazi, duke çuar në 9 numrin e fitoreve radhazi, seria më e mirë pozitive e këtij sezoni për skuadrën e Floridës. Suksesi i fundit ka qenë ai kundër Çikagos, me rezultatin e pastër 86-67 në fushën e këtyre të fundit.LeBron Xhejms ishte përsëri në një formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 26 pikë, 12 topa në tabelë e 7 pasime, ndaj një prej skuadrave kundër të cilave ka shfaqur zakonisht vështirësi në vitet e fundit. Por Çikago, pa Derrik Rouz, është kthyer në një ekip të zakonshëm dhe vazhdon të përjetojë sezonin e tranzicionit. Ndaj në një sezon të tillë mund të cilësohet pozitive prova e Karlos Buzer, autor i 12 pikëve e 11 topave në tabelë.Në ndeshjen tjetër të natës së mbrëmshme, San Antonio ka masakruar Los Anxhelos Klipërs në fushën e këtyre të fundit me rezultatin 116-90. Që në fillim ishte e qartë se teksasit dëshironin të tregonin se kush është skuadra më e fortë në Konferencën e Perëndimit, të udhëhequr nga Toni Parker që shënoi 31 pikë e 7 pasime, ndonëse luajti më pak se 30 minuta.Dukej që kalifornianët e kishin ende mendjen te "All Star Game", pasi Kris Pol ishte inekzistent në fushën e lojës, me vetëm 4 pikë e 3 pasime të regjistruara në këtë sfidë.