Flamurtari-Tomori, formacionet e mundshme
Vlonjatet që tashmë janë rikthyer në rrugen e duhur nën drejtimin e teknikut Ernest Gjoka pritet që sot në fushen e tyre të marrin një tjetër rezultat pozitiv kundër skuadres së Tomorit.Në stadiumin “Flamurtari” vendasit nuk do ta diskutojnë fitoren përballë skuadres që mbanë vendin e fundit në renditje. Vlonjatet që tashmë ndodhen në vendin e tretë në renditje kërkojnë të përfitojnë nga përballja direkte mes Tiranes dhe Teutes për të siguruar një vend më të mirë në renditjen e Superliges.Trajneri Gjoka pritet të hedhe nga minuta e para Formacionin: 4-4-1-1. Në portë Koliçi. Në mbrojtje: Arbri, Bisha, Pezo dhe Veliu. Në mesfushë: Muzaka, Bratiç, Telushi dhe Vikçeviç. Në sulm Zeqiri do të mbëhtesë Memellin.Ndërsa nga ana tjeter skuadra beratese e Tomorit pritet të nisë këtë përballje me formacionin: 4-4-2. Në portë: Llani, Rexha, Karamani, Çarls dhe Sulejmani. Në mesfushë: Xhejms, Oueje, Isufi dhe Elmazi. Ndërsa në sulm do të jetë dyshja Muxhaj dhe Mitraj.Ndeshja do të luhet në oren 17.00 në stadiumin bregdetar të Flamurtarit.