Tottenham skuadër më e mirë se Arsenali

Ylli i Tottenhamit, Gareth Bale ka deklaruar se “spurs” janë skuadër më e mirë se Arsenali.Tottenham dhe “topçinjtë” janë duke luftuar për vendin e katërt, pozitë kjo që çon në Ligën e Kampionëve. “Spurs”, aktualisht kanë një pikë më shumë se Arsenali. “Unë mendoj se dhjetë vjet më parë Arsenali gjithmonë ishte përpara Tottehnamit, por në vitet e fundit gjerat janë ndryshe”, ka thënë Bale.“Mendoj se gjatë sezoneve të fundit ne i kemi tejkaluar ata. Ne kemi skuadër të fortë. Shpresojë se ne do të vazhdojmë më formën e mirë. Ne tani jemi një ekip i qëndrueshëm dhe jemi duke ecur në drejtimin e duhur”, tha reprezentuesi uellsian.