Kaka: Jam në formë të mirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2013, 16:12
Mesfushori i Real Madridit, braziliani Leite Kaka, është shprehur i lumtur që ishte pjesë e skuadrës madrilene në fitoren ndaj Deportivo La Coruna.“Los Blancos” mbrëmë mundën La Corunan me rezultat 1-2, ndërsa Kaka shënoi një supergol. Ish-ylli i Milanit, thotë se Real Madridi po luan mirë. Ai pohon se është i lumtur me kontributin që po jep në skuadrën e tij. “Ekipi po luan mirë dhe gjerat për mua po shkojnë mirë. Unë jam i lumtur që po e ndihmojë ekipin për të fituar”, ka thënë Kaka. “Unë po kalojë formë mjaft të mirë. Unë jam në dispozicion të trajnerit dhe jam i gatshëm ta ndihmojë skuadrën tim në këtë pjesë vendimtare të sezonit”, tha ai.