33 të plagosur në Daytona
Shumë tym, makina të prishura, ambulanca, forca policie.Janë këto skena të frikshme të aksidentit në Nascar që rrezikoi të provokonte një tragjedi, por që për fat të mirë duhet thënë që përfundoi me 33 të plagosur, njofton “Supersport”.Gjithçka ndodhi në xhiron e fundit të garës në Daytona International Speedway, kur Regan Smith që ishte lideri i eventit tentoi t’i mbyllte rrugën Brad Keselowskit për të siguruar fitoren e tij por makinat u përplasën duke shkaktuar një aksident zinxhirë me makinën e Kyle Larson, që kaloi rrethimin e pistës dhe përfundoi në shkallët e impiantit duke goditur disa spektaktorë.Pamjet e transmetuara janë të frikshme dhe sipas policies, 33 persona mbetën të plagosur duke përfshirë edhe pilotin e ri, Larson.Gara e cila më pas rinisi, u fitua nga Tony Stewart.