Villanova, mungesa e rëndësishme e katalanasve ndaj Milan

Tito Vilanova do te jete mungesa me e rendesishme e katalanasve ne perballjen e kthimit kunder Milan. Tekniku nuk ja ka dale te jete pjese e grupit per ndeshjen e kthimit pasi vazhdone te rekuperohet ne Nju Jork.Gjatë orëve të fundit mediat spanjolle folën për një rikthim të mundshëm të Tito Vilanovas në krye të stolit të Barcelonës për ndeshjen e kthimit në Champions League kundër Milan. Por, sipas "Sport", tekniku blaugrana nuk do të jetë në drejtimin e Barcelonës në tentativën e saj për të përmbysur humbjen 2-0 në "San Siro".Ky lajm i hidhur që ka dhënë e përditshmja katalanase “Sport” nuk është pritur aspak mirë nga tifozët katalanas, të cilet shpresonin në një rikthim të teknikut të tyre tashmë të adhuruar.Ata shpresonin se me Vilanoven në krye të skuadres gjërat do të ishin më të lehta për të rikuperuar humbjen e San Siros.Mungesa e teknikut katalanas në drejtim të skuadres në ndeshjen e kthimit që do të luhet në "Kamp Nou" do të jetë një mungesë e rëndësishme për skuadren e Barcelones që tashmë ka një detyrë të vështirë për tu kualifukaur në fazen tjetër.Kujtojmë që Balugranasit kanë në dispozicion 90 minuta për të rikuperuar disavantazhin e dy golave në humbjen ndaj Milan në klasiken e parë të Chempions lige.Sipas lajmeve më të fundit, Vilanova mendohet të ulet në stolin e Barçës në fund të marsit ose në fillim të prillit.