Messi: Duhet të luajmë më mirë për ta mposhtur Realin

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Sevilles, me rezultatin 2-1, takim ky i zhvilluar mbrëmë në kuadër të La Ligës spanjolle.Argjentinasi shënoi golin e dytë dhe të fitores së skuadrës së tij ndaj Sevilles. Messi kërkoi njuë lojë edhe më të mirë nga skuadra e tij. Sipas tij, Barcelona duhet të luaj lojë më të mirë nëse dëshironë ta mposhti Real Madridin në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”, që luhet të martën në mbrëmje. “Ndaj Sevillas e kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë, sidomos pas ndeshjes ndaj Milanit. Por, ne fituam dhe kjo është gjëja kryesore”, ka thënë Messi. “Unë ndihem mirë dhe më pëlqen të luaj. Tani ne duhet që të luajmë sikurse gjithmonë në një ndeshje kupe ndaj Real Madridit. Ne nuk mund të sigurohemi dhe të synojmë rezultatin 0-0”, tha lojtari më i mirë në botë.