Nëse Mourinho kthehet në Chelsea, Lampard do të mbetet në skuadër

Mesfushori anglez Frank Lampard, edhe në sezonin e ardhshëm mund të mbetet në Chelsea.Rikthimi i mundshëm i Jose Mourinhos në “Stamford Bridge”, do ta mbajë Lampardin akoma tek “blutë” e Londrës.Mesfushori anglez, ka vendosur largimin e tij nga Chelsea, por sipas një burimi të afërt me Mourinhon, tekniku portugez beson shumë tek Lampardi.“Nëse Mourinho kthehet në Chelsea, është e sigurtë se ai do të këmbëngul që Lampard të mbetet në skuadër”, ka thënë burimi anonim për “Daily Star”.Lampard është në gjurmët e disa skuadra evropiane, por ai kërkohet edhe nga klubi amerikan, LA Galaxay.