Tirana-Teuta, ja formacionet e mundshme

Sfida mes Tiranes dhe Tutes do te jete perballja më e rëndësishem e superliges shqiptare në këtë fundjavë. Tekniku Nevil Dede do të debutojë në pankinen e kryeqytetasve pikërisht përballë durrsakëve, të cilet mbajnë vendin e dytë në renditje.Kjo supërsfidë do të jetë e vlefshme për të përcaktuar shumë mbi fatet e këtyre dy skuadrave që kërkojnë me çdo kusht vendin e dytë në renditje, pasi vendi i parë duket i prenotuar nga kampionet në fuqi të Skëndërbeut.Tekniku i ri i bardhebluve, Nevil Dede pritet që në këtë sfidë të hedhe nga minuta e parë formacionin: 4-3-3. Në portë: Lika. Në mbrojtje: Sina, Pisha, Dushku dhe Ahmataj. Në mesfushë: Taku, Duru dhe Muça. Ndërsa në vijen e parë të sulmit do të jetë treshja Gilman Lika, Hysenbelliu dhe Çota.Ndërsa nga ana tjetër bregdetaret do të përgjigjen me formacionin: 4-1-2-3. Në portë: Hoxha. Në mbrojtje: Sakaj, Sgeta, Jakupi dhe Da Silva. Në mesfushë: Osmani, Nika, Tairi dhe Hyshmeri. Ndërsa në repartine avancuar do të jetë dyshja Mancaku dhe Xhafa.Kjo sfidë do të luhet në oren 17:00 në stadiumin "Qemal Stafa" dhe do të jetë ndeshja e parë zyrtare e teknikut Dede në stolin e kryeqytetasve. Gjithashtu kjo përballje pritet që sot të rikthejë në shkallet e stadiumit tifozërinë kryeqytetase.