Manchester Unitet gati 55 milion paund për Ronaldon
Zerat që qarkullonin në muajt e fundit për një rikthim të mundshëm të Kristiano Ronaldos në radhet e skuadres së Manchester Unitet duket se kanë filluar të marrin jetë.Tabloidit britanik "Daily Star" hedh bomben e radhes pasi thekson se drejtuesit e Manchester United po punojnë për të rikthyer në "Old Trafford", yllin portugez të Real Madrid Cristiano Ronaldon.Sipas kësaj të përditshme britanike flitet se tashmë në zyrat e klubit të djajve po flitet gjithnjë e më shumë për një shifër afërsisht rreth 55 milionë sterlina që "Djajtë e Kuq" do ti ofrojnë "Mbretërorve".Tani mbetet për tu parë nëse me të vërtetë kjo shifer është vënë në dispozicion të teknikut dhe menaxherit Skocez Ferguson.Përshtypjet e mira që Ronaldo la në takimin e parë mes Real dhe Manchester United duket se kanë nxitur drejtuesit e djajve që të ndërmarrin një hap konkret në këtë drejtim.Ndeshja e kthimit që do të luhet në "Old Trefford" do të jetë jo vendimtare për ecurinë e këtyre dy superklubeve në Chempions Ligë, por do të përcaktojë edhe fatet e të ardhmes së Kristiano Ronaldos. Ky i fundit ka shprehur gjithmonë pakënaqësi te madrilenet dhe një rikthim në shtëpi nuk do të kishte asgjë për tu çuditur.Kujtojmë që Ronaldo kalojë në vitin në vitin 2009 nga Manchester United te Real Madrid për shifrën rekord në transfertat e futbollistëve 80 milionë sterlinash.