Bardhezinjtë kërkojnë regjisor, Verrati dhe Ramires në horizont

Në një moshë që nuk garanton shumë për të ardhmen drejtuesit e Juventusit po mendojnë për një lojtar të denjë që mund të zëvendësojë regjisorin bardhezi Andrea Pirlo.Ky i fundit vazhdon të japë një kontribut të çmuar te "zonja e vjeter" edhe pse tashmë vitet mbi shpinë rendojnë jo pak te mesfushori.Edhe pse në skuadër ndodhet një talenti i futbollit të ardhshëm si francezi Pogba drejtuesit e skuadres torineze po kërkojnë edhe një tjetër regjisor që mundë të luajë në rolin e Pirlos.Favoriti kryesor për këtë repart mbetet ende një tjetër talent tashmë i futbollit italian, Marco Verratti. Regjisori 20-vjeçar i PSG, i kërkuar ditët e fundit edhe nga presidenti i Milan, Silvio Berlusconi shihet nga Konte si zgjidhja e duhur për të zëvendësuar në të ardhmen regjisorin veteran Andrea Pirlo.Por sipas të përditshmes italiane "Korriere dello Sport", vëmendja nuk do të jetë vetëm mbi Verrattin, pasi Marotta dhe Paratiçi po vlerësojnë hipotezat për të sjellë në Torino një futbollist me karakteristika më të ndryshme, ndoshta edhe më pak ofensiv. Emri më i lakuar është ai i Gaston Ramirez, ish uruguajani i Bolognas që luan për Southampton.Përveç gjetjes së një mesfushori për të ardhmen drejtuesit bardh e zi po mendojnë që në sezonin e ardhsëm të plotësojnë edhe repartin më problematic të skuadres që është sulmi.Mes emrave si Suares, Sançes, Edison Kavani që po qarkullojnë çdo ditë në mediat italine, së fundmi ka dalë edhe emri i francezit Bensema. Me një largim të mundshëm të Ronaldos dhe Morinhos nga Real Madrid një tjetër emër që mund ti japë lamtumiren kryeqytetasve spanjollë është edhe bomber francez për të cilin Juventus po sheh cdo mundësi të mundshme.