Anchelotin nuk e duan në Madrid si pasardhës të Mourinhos
Edhe pse flitet se pasuesi i portugezit Mourinho në radhet e madrilenëve do të jetë italiani Karlo Ancheloti mediat e spanjolle nuk janë aspak dakord. Ne nje sondazh te realizuar nga e perditshmja "AS" tekniku italian renditet i treti ndër te preferuarit e tifozeve madrilenë.Dje e përditshmja franceze "Le Parisien" ka folur për një largim të mundshëm të Carlo Ancelottit nga stoli i Paris Saint Germain, dhe se ka arritur një parakontratë me Real Madrid.Tekniku italian pëlqehet prej kohësh nga presidenti Florentino Perez, por jo dhe aq nga tifozët e madrilenëve. Sipas një sondashi të bërë nga e përdishmja sportive spanjolle "AS" tifozët e kryeqytetasve nuk e preferojnë Anchelotin si trajner të klubit të tyre.Tekniku aktual i PSG vetem 9 % të votave një mesatare kjo shumë e ulet për trajnerin Italian, i cili në oret e fundit flitej se ishte ai që do të udhëheqte skuadren madrilenet për sezonin e ardhshëm. Ndërsa trajneri që ka marrë më shumë vota në këtë sondazh është ai i teknikut të Swansea Michael Laudrup me 73% të votave.Ndërsa në vend të dytë ndodhet Rafa Benitez me 18% të votave. Tekniku aktual i Chelsit sipas këtij sondazhi renditet ndër më të preferuarit e madrilenëve për të marrë drejtimin e skuadres së Real për edicionin e ardhshëm.