Torres drejt Spanjës, pranë rikthimit te Atletiko Madrid
Skuadra londineze e Chelsit kerkon që të largojë nga skuadra sulmuesin spanjoll Fernado Torres, të cilin kërkon ta rikthejë në Spanjë te ish skuadra e tij Atletiko Madrdi."El Minjo" mendohet si alternativa më e mundshme për arritur objektivin madhorë të bluve të Londres që mbetet blerja e Radamel Falcaos.Drejtuesit e skuadres së Chelsit kanë programuar gjithçka për të sjellur në Stemford Bridxhe bomberin kolumbian. Ata kërkojnë të përfshijnë në tratativa me kryeqytetasit spanjoll kartonin e sulmuesit Torres plus 20 milionë euro. Është ky plani i Abramoviç për të siguruar sezonin e ardhshëm shërbimet e sulmuesit kolumbian. Lajmi vjen nga e përditshmja britanike "The Sun", e cila pohon se dy klubet po bisedojnë për ketë tratativë.Fernando Torres shihet si alternativa ideale për të zëvendësuar Radamel Falcaon në gjirin e ekipit spanjoll, pasi sulmuesi i "bluve" londinezë është një lojtar me shumë prestigj dhe nga ana tjetër tifozët do të ishin të lumtur t'u kthehej në Madrid ish-kapiteni i tyre.Gjithsesi Chelsea për të arritur te kjo marrëveshje që ka zënë faqet e para të mediave mbarëbotërore duhet të mposhtë konkurrencën e ashpër të Real Madrid.