Tentoi të djegë me benzinë ish bashkëshorten, arrestohet 31-vjeçari

Arrestohet nga policia e Durrësit një shtetas, i cili tentoi të djegë ish bashkëshorten e tij. Uniformat blu arrestuan në flagrancë 31 vjecarin Sokol Halili, lindur ne Rrëshen e banues ne Durres, pasi dyshohet se rreth ores 11.30 të një dite më parë ne lagjen nr. 14 Durres, ka ushtruar dhune fizike e psikologjike si dhe ka tentuar te djegë me benzinë ishbashkeshorten e tij, shtetasenA.Z., 32 vjece.Menjëherë pas informimit mbi veprimet e dhunshme, në vend kanë shkuar shërbime policie, të cilat kanë ndërhyrë duke parandaluar pasojat e mëtejshme të kësaj ngjarje. Materialet proceduriale për veprën penale të "Dhunes ne familje" iukaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.Gjithashtu, për sa i përket dhunës në familje, Policia e Durrësit bën me dije se ditën e djeshme u plotësua edhe Kërkesë-Padia për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes së Menjëhershme për shtetasit e mëposhtëm:1-Një shtetase 40-vjecare, banuese ne Durres, e cila deklaron se ndaj saj ka ushtruar dhune fizike e psikologjike bashkeshorti i saj, shtetasi K.K., 54 vjec.2-Një shtetase 29-vjecare, banuese në një nga komunat e rrethit Durrës, pasi ndaj saj ka ushtruar dhune fizike e psikologjike bashkeshorti i saj, shtetasi A.B., 35 vjec.3-Një shtetas 73-vjecar, banues në një nga komunat e Rrethit Durrës, i cili deklaron se ndaj tij ka ushtruar dhune fizike e psikologjike djali i tij, shtetasi Xh.H., 45 vjec. Pas kryerjes së veprimeve proceduriale materialet lidhur me këto raste iu përcollën për vlerësim Gjykatës së Rrethit Durrës.