“Goditen” lojërat e fatit, arrestohen 7 persona në Elbasan

Polica e Elbasnait ka nisur një plan operacional me qëllim goditjen e biznesve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme. Në këtë raport të fundit policia bënë të ditur se janë bllokuar 17 kompjutera të lojërave të fatit ndërsa janë parajmëruar aksione të tjera në këtë drejtim.Gjithashtu janë prangosur 7 persona që ushtronin këtë aktivitet. Uniformat blu të Elbasanit shprehen të vendosur se do të vazhdojnë këto aksione me qëllim goditjen e çdo biznesi të paligjshëm, e aq më tepër të lojërave të fatit ku shihen si biznese të cilat janë hapur në masë dhe në kundërshtim të plotë me ligjin.