Hidhet nga kati i 5-të i pallatit, në gjenjde të rëndë 30-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2012, 12:09
Një person është plagosur rëndë në qytetin e Elbasantit. Burime nga ky qytet bëjnë me dije se një femër e moshës 30 vjeçare, identiteti i të cilës nuk dihet ende, është hedhur nga kati i pestë i një pallati, ku si pasojë ka mbetur e plagosur rëndë.E lënduara është transportuar menjëherë në spitalin e qytetit të Elbasanit për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur edhe uniformat blu, të cilat po hetojnë për shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.