Asambleja e PS-së, replika Berisha-Ruçi në Kuvend
Replika në Kuvend mes kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.Kryeministri Berisha ka ironizuar sot punimet e Asamblesë së PS-së ndërsa theksoi se kreu i PS-së u ndaloi celularët deputetëve në Asamble. “Deputetët u qanë për dy muaj se i ka përgjuar Imami po ju zhurmoi Rama celularët” tha Berisha.I menjëhershëm ka qënë reagimi i kreut të grupit të PS-së Gramoz Ruçi i cili theksoi se kryeministri Berisha është i turbulluar pasi nuk përgjonte dot platformën e kundërshtarit të tij politik."Vajti dy vjet e gjysëm që ke bërë kongresin dhe nuk shohim që të jetë mbledhur forumi i PD-së. Kemi parë vetëm njëherë kryesinë e PD-së të mbledhur pas dy vjetësh dhe kjo vetëm për zgjedhjen e presidentit. Meraku qe të paska zënë të paska trullosur aq shumë sa erdhe i çoroditur sa nuk dije se çfarë kishte në axhendë. Të hutoi aq shumë sa i drejtohesh se deputetëve që ishin në Asamble dhe nuk i fuksioninin celularët. Ata vijnë në Asamble për mbledhje dhe jo për të folur me celular. Aty diskutohej strategjia e forces tënde kundërshtare dhe pikërisht këtu nuk e ndiqje dot me valët e tua strategjinë e kundërshtarit tuaj politik” tha Ruçi.Gjithashtu, seanca plenare është përfshirë nga debati mes kryeministrit Berisha dhe deputetit socialist Arben Ahmetaj. Kryeministri, e ka etiketuar Ahmetajn si “Mister Hermesi” duke e akuzuar atë për përvetësim të 15 milionë euro në dëm të taksapaguesve shqiptarë. “Mister Hermes, me të të lidh përvetësimi i 15 milionë euro me kompaninë tënde mbi telekomin shqiptar. E shikoni si u sfazua, merr një gotë ujë mos të bie të fikët. Sytë pasqyrë e shpirtit”-tha Berisha.Në replikë me kryeministrin Berisha, deputeti Ahmetaj theksoi se nuk i trembet as atij e as drejtësisë, e cila ka folur për të, por ende jo për Berishën. “Ti ke frikë nga unë dhe shqiptarët se ti ke vrarë para selisë tënde 4 njerëz të pafajshëm dhe ka tre njerëz në botë që e kanë bërë këtë në kohën e sotme, ti, Lukashenko dhe Caves, ti ke vjedhur Shqipërinë, mbi mua foli drejtësia, për ty s`ka folur akoma” tha deputeti Ahmetaj.