Berisha: Greva e urisë, parodi e shëmtuar e Ramës

Kryeministri Berisha e ka cilësuar grevën e ish të përndjekurve politik si një parodi e shëmtuar në të cilën u përfshinë edhe aktet terroriste. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha hodhi sërish akuza ndaj kreut të opozitës si organizator të grevës së urisë."Kjo ishte një grevë e paguar, e shoqëruar me akte të mirëfillta terroriste. Megjithëse nuk u përdor dinamit u përdor benzinë nga një njeri me problem serioze mendore i cili ka tentuar të vetëvritet por nuk ka kryer vetëvrasje. Kjo grevë e paguar nga Edi Rama I cili bënte vizita natën dhe i furnizonte me ushqime nga klubi ngjitur. Të gjitha ishin të përgatitura për të marrë këtë karrige në të cilën nuk do të ulet kurrë. Një piceri e tërë funksiononte me tre turne për grevën dhe unë e përgëzoj atë, merrte urime nga unë” tha Berisha.Ai gjithashtu vlerësoi edhe qëndrimin e ish të burgosurve politik të tjerë të cilët sipas tij me mencurinë dhe me fisnikëri të madhe përcollën me përçmim grevën e paguar të një grupi të vogël i cili në thelb përfaqësonte botën e krimit. "Greva ishte një show përfshi edhe aktet terrorist në emër të një pushteti që nuk mund të kthehet me metoda të tilla. Unë garantoj shqiptarët se mbetem i ndjeshëm ndaj çdo rënkimi të tyre dhe kam vetëdije të plotë se këto janë të panumërta sikundër mbetem i hapur për një dialog me qytetarët në interesin më të mirë për zgjidhjen e problemit” tha Berisha.Berisha theksoi se greva ishte një akt urrejtjeje ndaj të përndjekurve prandaj dhe organizatorët e grevës përzgjodhën figura të inkriminuara.  “Trafikantin e vajzave Tufa, i cili ndan trofetë e trafiqeve dhe politikave, ai Bejko që vendosi të bëhej theror ishte arrestuar me 30 kg drogë, 9 vjet kërkoi akuza, e liruan Tabakët e KLD-së me ndërhyrje të forta. Në këto rrethana është në dinjitetin më të madh të mijëra të përndjekurve politikë, të familjarëve të tyre që qoftë dhe për një minutë të vetme nuk u dezorientuan por ishin të parët që kuptuan se ky ishte e organizuar për llogari të pushtetit të Edi Ramës” tha Berisha.Duke premtuar dëmshpërblim deri në një për ish të përndjekurit, Berisha ka deklaruar se do të zgjerohen kategoritë e përfituesve si dhe dënimet brenda burgjeve.“Brenda 2017 do të jetë realizuar plotësisht dëmshpërblimi i ish të përndjekurve. I garantoj se për asnjë sekondë të vetme nuk më ka shkuar ndërmend të pres apo kontaktohem zyrtarisht ata që pretendonin të ishin përfaqësues të tyre por në të vërtetët përfaqësonin botën e trafiqeve, nuk i lejoja vetes tu paraqisja shqiptarëve trafikantë, mashtrues ordinerë, deklaruan se s`kishin marrë asgjë kur kishin marrë 900 mijë dollarë. Pjesë e përfituesve do të bëhen edhe tregtarët e dënuar nga regjimi si kontrabandistë të floririt. Floririn nuk e kthejmë, kemi deklaruar nuk ka mundësi, por vitet e burgut që të gjitha do t`u njihen të ashtuquajtur kontrabandistë të floririt që ishin tregtarë të ndershëm që një ditë ua konfiskuan në mënyrën më të paligjshme. Edhe dënimet brenda burgjeve do të rishqyrtohen të gjitha. Qëndrimi ynë është serioz, bazohet në një moral dhe rivendosje të së drejtës në këtë vend, ka synim paqen sociale të shqiptarëve” tha Berisha.Berisha: Dënim përjetë për krimet në familje, vrasjet e policëve dhe për hakmarrjeKryeministri Berisha ka kërkuar dënim të përjetshëm për autorët e krimit në familje, vrasësit e policëve dhe vrasësit për hakmarrje."Le të na frymëzojë kjo konvetë për të përcaktuar shkallën më të lartë në kodin tonë penal për të gjithë ata të cilët ngrejë haxharin e krimit ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre. Gjë e cila ka qënë absolutisht gjëja më e rrallë që mund të ndodhë dhe për fat të keq sot nuk është më e tillë. Prandaj krahas ratifikimit të kësaj konvente le të ndërmarrin ne edhe nismat për tre vepra penale për vrasjet. Vrsja e policëve duhet të shoqërohet me konfiskimin e pasurisë dhe në dy raste të tjera hakmarrja dhe vrasja e bashkëshortes, vajzës duhet të kenë dënim për jetë. Shpresoj që opozita do ti votojë ato dhe vendosim një qëndrim të shoqërisë shqiptare e cila në shumë të drejtë i përjeton me trondijte të thellë çdo krim por krime më të shëmtuara se këto nuk ka” tha Berisha.