Kakavijë, kapet 17.6 kg marijuanë, në pranga poseduesi
Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar sot 17.6 kg mariuanë ndërsa ka arrestuar edhe poseduesin e lëndës narkotike.Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 29-vjeçari Jani Xhemali, lindur dhe banues në Fier, i cili punonte përkohësisht emigrant në Athinë.Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij me targa AA 964 AB, u gjet e fshehur në bagazhin e automjetit mbrapa sediljes së pasme të pasagjerit, 16 pako të mbushura me lëndë narkotike mariuanë , me peshë 1.1 kilogramë secila gjithësej 17.6 kilogramë.Sipas policisë 29-vjeçari e kishte blerë lëndën narkotike në orët e para të mëngjezit në Fier dhe do ta trafikonte për në Athinë.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy aparate celulari , lënda narkotike, si dhe automjeti që u gjet lënda narkotike.Kjo është hera e dytë brenda 24 orëve që policia sekuetron drogë. Mbrëmjen e djeshme policia sekuestroi 10.3 kilogramë mariuanë në një autobuz të linjës "Lengo Travel" dhe arrestoi poseduesin e lëndës narkotike Irgen Mezini 26 vjeç nga Gjirokastra.