Rikthehen nga Belgjika 51 azilkërkues shqiptarë

Kanë zbritur sot në aeroportin e Rinasit 51 azilkërkuesit shqiptarë të kthyer nga Belgjika.  Ata kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” nga një avion dhe më pas i kanë hipur me pas ne nje furgon policie, qe ka pritur ne brendesi te pristes.Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj ka theksuar se shtetasit e kthyer janë kryesisht nga zonat e veriut të Shqipërisë ndërsa theksoi se nga kthimi i tyre nuk do të penalizohen qytetarët të cilët respektojnë rregullat."Me fondet e buxhetit të shtetit, do vijojnë operacione të tilla dhe duam të garantojmë që ata të cilët do të shkelin rregullat e qëndrimit në shtetet e BE-së do të kthehen në Shqipëri por përveç këtij akti do mbajnë edhe penalitetin për mos lëvizjen për 5 vjet. Policia ka krijuar një database për të gjithë të kthyerit dhe përveç respektimit të këtyre saksioneve ka marrë masat për mos lejimin e abuzimeve për të ndryshuar të dhënat e tyre. Mesazhi është i qartë për të gjithë ata që do të thyejnë rregullat e lëvizjes së lirë në hapësirën Shengen por nuk do të mbartin pasoja qytetarët e tjerë të cilët do të respektojnë rregullat e kërkuara” tha Burgaj.Kthimi i tyre vjen pas alarmit që ka ngritur shteti belg për rritjen e kërkesave për azil në këtë vend nga shqiptarët.  Në një vizitë të bërë më herët në Tiranë drejtori për Imigracionin dhe Azilin në ministrinë e Brendshme Belge, Freddy Rosemont e ka cilësuar shumicën e kërkesave për azil të shqiptarëve si mashtrime.