Aksident në Durrës, një i vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2012, 11:55
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i "Shën Vlashit ku është gjetur i vdekur një person nga banoret e zones. Pikërisht kanë qenë këta të fundit që kanë bërë edhe lajmërimin e policisë, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, apo identiteti i viktimës, ndërsa uniformat blu po hetojnë për zbardhjen e plotë të rastit.