Panariti-Malkawi: Të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh
Ministri i jashtëm Edmond Panariti është takuar sot me ambasadorin e Mbretërisë së Jordanisë në Saker Malkaëi i cili ndodhet në vendin tonë me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.Në takim u konfirmua nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Jordanisë, si dhe u angazhuan për t`i dhënë një shtysë cilësisht të re dinamikës së zhvillimit të bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë.Palët ranë dakord që së shpejti të fillojë puna për plotësimin e kuadrit ligjor dypalësh, i cili krijon infrastrukturën e nevojshme për konkretizimin e këtij bashkëpunimi.Ministri Panariti vlerësoi lart rolin e Jordanisë në përballimin e fluksit të lartë të refugjatëve sirianë, të cilët po strehohen në kampet jordaneze si pasojë e situatës së dhunshme që Siria po përjeton prej më shumë se një viti.