Facebook konflikton adoleshentët, 13 vjeçarja plagos me thikë maturanten

Facebook konflikton rëndë sërish adoleshentët, por kësaj radhe si rralë ndonjëherë protagoniste kanë qenë dy vajza. Sipas policisë në rrugicën që lidh shkollën 9 Vjeçare “7 Marsi” me gjimnazin “Abaz Shehu” në qytetin e Tepelenës , një nxënëse me iniciale A.L, 13 vjeçe, në klasën e 8-të të shkollës "7 Marsi" , pas një konflikti për motive të dobëta , sharje dhe ofendime në facebook, ka goditur me një mjet prërës bixhak , në pjesën e barkut një nxënëse të gjimnazit Abaz Shehu në vitin e tretë, konkretisht maturanten Anxhela Rreçka, duke e lënë të plagosur.Nxënësja e plagosur është transportuar menjëherë në Spitalin e Tepelenës ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër për një ndërhyrje kirurgjikale më të specializuar, nga ku bluzat e bardha bëjnë me dije se është jashtë rrezikut për jetën.Nxënësja e shkollës "7 Marsi" , A.L, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tepelenë sëbashku me gjyshen e saj, pasi prindërit i janë divorcuar dhe kjo jeton me gjyshen.Gjatë marrjes në pyetje nxënësen A.L, është thirrur edhe një psikologe dhe mësuesi kujdesar i saj, ku A.L ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht mësohet se shkaku i sherrit ku më pas degjeneroi në plagosje më thikë ,janë sharjet dhe ofendimet që i kanë bërë njëra - tjetrës në facebook për motive të dobëta , pasi kanë qenë shoqe në fb.Ndërkaq për arsye të moshës së mitur, ndaj kësaj shtetaseje nuk filloi procedimi penal .Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.