Patozi: PS të votojë ligjet e kërkuara nga KE-ja

Kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi i kërkoi deputetëve të opozitës të votojnë 3 ligjet e kërkuara nga Brukseli për dhënien e statusit të kandidatit.Duke folur në Kuvendin e Shqipërisë, Patozi e cilësoi kërkesën e opozitës për zgjidhjen e çështjes së Fierit si preteksin e radhës së saj për të mos votuar ligjet."Ligjet qëndrojnë pezull prej muajsh nga opozita. Duhet t`i japim dinjitet 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Opozita duhet t`i lërë mënjanë spekulimet politike. Qarku i Fierit nuk është shkak për bllokimin e ligjeve por është preteksi i radhës i opozitës. Duke futur kokën në rërë nuk bëhesh kurrë shumicë. I vetmi dëm është zvarritja e ligjeve dhe proceseve dhe reformave ” tha Patozi.Ndërsa kreu i grupit socialist Gramoz Ruçi ka theksuar se ligjet janë votuar në mënyrë të njëashme nga mazhoranca pa marrë mendimin e opozitës në komisionin e ligjeve."Ne po i largohemi përmbushjes së kritereve të kërkuara nga Brukseli. Mesa duhet se keni kuptuar se çfarë kërkon Brukseli nga ne dhe si plotësohen këto kërkesa. Këto projektiligje duhet të ishin zgjidhur që në komision dhe jo të kalonin në mënyrë të njëashme pa ne. Ju vini të na llogarisni si numra që kur ju duheni na llogarisni. Nëse kërkoni të miratohet ligji për Gjykatën e Lartë uluni në komision dhe përmirësoheni ligjin. Ju e keni kaluar në mënyrë të njëanshme. Zbatoni vendimet e gykatës së lartë nëse ju dhimbset statusi i nënpunësit. Thirreni opozitën në komision ta diskutojmë dhe mos e sillni ligjin këtu në parlament në mënyrë të njëashme. Problemi juaj është që keni frikë nëse do të jetë apo s`do jetë votimi i fshehtë. Në asnjë parlament nuk bëhet një debat i tillë. Rregulloren e kemi pasur të miratuar me konsensusin e të dyja palëve ju e zhbëtë tani bëjeni” tha Ruçi.