67-vjetori i krijimit të OKB-së, festime edhe në Tiranë
“E ardhmja që ne duam”nën këtë moto Organizata e Kombeve të Bashkuara ka nisur festimet në kryeqytet si symbol i prezencës 21 vjeçare në Shqipëri dhe 67-vjetorit të krijimit të kësaj organizate të rëndësishme. Koordinatorja e përhershme e OKB për vendin tonë Zineb Touimi Benjelloun në një takim me student të gazetarisë filloi konsultimet për krijimin e axhendës për zhvillimin e vendeve që do të ndiqet pas 2015."Konsultimet kombëtare do të organizohen rreth tre temave kryesore punësimi i rinisë ,përfshirja sociale dhe mjedisi i qëndrueshëm.Këto konsultime do të kryen nëpërmjet paneleve të qytetarëve me qëllim thithjen e mendimeve të të shtresave të ndryshme të shoqërisë. Axhenda ndërkombëtare për të cilën ne kemi nisur konsultimet sot në ditën e OKB-së do të na drejtojë pas vitit 2015. Ne kemi si synim që të ulim dhunën dhe të krijojmë një botë më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë ku të zbatohen të drejtat dhe liritë e njeriut” tha Benjelloun.Më pas në kuadër të ditës së OKB-së Bashkia e Tiranës ka mbjellë 21 pemë në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë prej këtij institucioni.OKB në Shqipëri mbështet prioritetet kombëtare dhe sfidfat e zhvillimit në fushën e qeverisjes, rendit, ligjit, ekonomisë dhe mjedisit.