Motori përplas kalimtaren, humb jetën 55-vjeçarja në Elbasan
Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një person i cili udhëtonte me një motor ka përlasur një kalimtare që kalonte rrugës.55-vjeçarja, Reka Pepa është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, por si pasojë e plagëve të rënda ka gjetur vdekjen në repartin e kirurgjisë së spitalit rajonal. Ndërkaq, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar si shkaktar i ngjarjes, konkretisht shtetasi Xhulio Hysa 21-vjeç nga fshati Bradashesh, ndërsa nga hetimet paraprake të bluve rezulton se ka qenë pikërisht pakujdesia në lëvizje gjatë kohës që 54-vjeçarja po tentonte të kalonte në trasenë e rrugës automobilistike, që i ka kushttuar dhe jetën kësaj të fundit.