Sekuestrohen 10 kg marijuanë në Kakavijë, në pranga poseduesi

Sekuestrohen 10 kg marijuane në pikën kufitare të Kakavijës. Policia kufitare e Gjirokastrës në sajë të operacioneve të ndërmarra anti-drogë ka bërë të mundur mbrëmjen e sotme kapjen e 10 kg marijuane si dhe arrestimin e poseduesit të saj.Sipas bluve kapja e drogës u bë ne autobusin e linjes Lengo Trevell, ku gjatë një kontrolli të ushtruar është zbuluar sasia e drogës, të cilën e dispononte një pasagjer i autobusit.Mësohet se droga u gjet ne dy kuti druri te veshura me mendafsh, ndërsa lidhur me këtë është arrestuar Ilgen Mezini, 25 vjeç, banues ne Gjirokastër. Materialet lidhur me këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë së qarkut për ndjekje të mëtejshme të rastit.