Kuvend, debate PD-PS për rrugën Levan-Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2012, 12:54
Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë sot nga debatet në lidhje me rrugaën Levan-Vlorë. Deputetët e opozitës kanë akuzuar ministrin e transporteve Sokol Olldashi për shpërdorim të buxhetit për ndërtimin e kësaj rruge.Deputeti i PS-së Erjon Braçe ka theksuar se kosotoja e lartë e rrugës rëndon në kurriz të shqiptarëve.Ndërkohë ministri Olldashi ka deklaruar se autostrada Levan-Vlorë është një rrugë me standardet më të mira dhe me koston me të ulët në rajon.Sipas Olldashit, marrëveshja që shqyrtohet sot në Kuvend është njoftuar më parë, pasi siç tha ai është bërë e ditur se marrëveshja me BERZH nuk është e vetmja, por do të ketë edhe një marrëveshje me Bankën Europiane të Investimeve.