Peqin, makina aksidenton për vdekje këmbësoren

Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin.Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Lolaj në Peqin ku një fuoristradë me targa DR 0932 E që drejtohej nga 38-vjeçari Shazivar Kaloti ka përplasur shtetasen Halime Shaholli e cila ishte duke kaluar në anën tjetër të rrugës.Menjëherë drejtuesi i mjetit e ka dërguar të aksidentuarën në spital por ajo ka ndërruar jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra.Policia ka shoqëruar në polici autorin e aksidentit për ta marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e aksidentit.Nuk dihet ende identiteti i viktimës ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.