NATO sipas meje, përceptime që vijnë nga Shqipëria në UET
NATO sipas meje, perceptime që vijnë nga Shqipëria. Kjo është tema e diskutuar në një takim të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim sëbashku me Universitetin Europian të Tiranës. Në një studim të kryer analizohen të gjitha perspektivat kombëtare,kostot dhe përfitimet që rrjedhin nga anatarësimi i Shqipërisë në NATO.Në panelin e diskutimit kishte zyrtarë të ministrisë së mbrojtjes dhe të jashtme sëbashku me figura akademike. Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Ardian Civici, u shpreh se kemi një ndryshim të perceptimit për NATO-n, pasi ajo lufton për paqen.Ndërsa zv.ministri i mbrojtjes, Arjan Starova, e cilësoi si mjaft pozitiv anëtarësimin e vendit në këtë organizatë, pasi nga vitit 2009 e deri më tani imazhi i vendit ka ndryshuar pozitivisht.I pranishëm ishte edhe Agim Fagu dr i NATO-s në Ministrinë e Jashtme, i cili ka theksuar se nevojitet më shumë informacion për alenacën, pasi ajo është organizatë që ndryshon nga viti në vit. “Por një gjë është e sigurtë, u shpreh Fagu, se misioni i vetëm i NATO-s është paqja dhe siguria e vendeve anëtare.