Katalanasit: Në Milano kemi ardhur për fitore
Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, do të jetë në fushë në përballjen e sotme për 1/8-at e Champions League kundër Milanit, pavarësisht se u përfol shumë se "regjisori" Blaugrana kishte një problem në gju, çka mund ta detyronte të mos luante.Në prag të kësaj superpërballje, kampioni i Botës dhe Europës me Spanjën gjatë një konference për shtyp, ka përshkruar kështu sfidën me kuqezinjtë: "Duhet të bëjmë kujdes, sepse Milani ka fituar më shumë trofe se sa ne. Përballja ndaj Milanit është një ndeshje e cila nuk duhet nënvleftësuar, sepse ata kanë një ekip të ri dhe kompakt. Nëse arrimë të marrim një rezultat pozitiv në “San Siro”, atëherë gjithçka do të jetë më e lehtë për ne në ndeshjen e kthimit.Gjatë deklaratës së tij, regjizori Katalanas theksoi edhe diçka interesante, ku u shpreh se ne duam të mbahemi mend në historinë e futbollit si Lakersat në basketboll".Përveç Ksavit, edhe trajneri i përkohshëm i katalanasve, Roura, u ka bërë të qartë të gjithëve se: "Sfida ndaj Milan nuk është aspak e lehtë, për më tepër ata luajnë në fushën e tyre dhe përballë publikut të zjarrtë vendas. Ne do të kërkojmë të bëjmë më të mirën, pasi ky kompeticion mbetet një nga synimet tona kryesore”, përfundoi zvendës trajneri i katalansve.Në lidhje me ndeshjen e sotme, ka folur edhe mesfushori tjetër spanjoll, Fabregas, i cili edhe pse nuk pritet të jetë titullarë, thotë se në Milano kemi ardhur për fitore dhe për tiu treguar të gjithëve se Barcelona këtë vit do të fitojë çdo trofe të mundshëm.