Gallatasaray - Schalke 04, formacionet e mundshme

Gallatasarai – Shalke 04, do të jetë një tjetër sfidë e rëndësishme e mbrëmjes së sotme e cila pritet të dhurojë shumë emocione. Në Stamboll, atmosfera e kësaj përballje ka filluar prej kohësh, ndërsa pasi me blerjen e lojtarëve si Shnajder dhe Drogba, shpresat e turqve për të kaluar me sukses edhe këtë faze, janë shumë të mëdha. Trajneri i skuadrës së Gallatasarait, Fatih Terim, pritet që të aktivizojë që nga minuta e parë dy goditjet e mëdha të merkatos së dimrit, ndërsa pritet që të luaj në këtë takim me formacionin: 4-3-1-2.Në portë: Muslera, në mbrojtje: Eboue, Nunkeu, Semih dhe Riera, në mesfushë do të jenë Altintop, Felipe Melo dhe Selçuk, ndërsa në repartin e avancuar interisti Snajder do të mbështesë dyshen sulmuese Drogba dhe Jilmaz.Në kampin tjetër trajneri i skuadrës gjermane, Keler do ti përgjigjet trajnerit turk me formacionin: 4-2-3-1.Në portë: Unerstall, në mbrojtje: Hoger, Hwvedes, Matip dhe Fuks, në qendër të mesfushës do të jetë dyshja Xhons dhe Nojshtader, ndërsa në repartin e ofensiv treshja Farfan, Draksler dhe Bastos do të mbështesin sulmuesin e vetëm holandezin, Huntelar, që në këtë mbrëmje do të jetë arma kryesore e gjermanëve ndaj një skuadre si Gallatasaraj, tashmë me emra të mëdhenj në përbërje, si Sanjder dhe Drogba.Ndryshimet e bëra në skuadër nga ana e drejtuesve të Gallatasarait, kanë bërë që ekipi turk të shihet si më favorit në këtë përballje, për më tepër luajnë edhe në shtëpinë e tyre.Në kompanitë e basteve, një fitore e mundshme e skuadrës së Gallatasarait, kuotohet me koefiçentin 2.2, barazimi 3.15, ndërsa fitorja e miqve nga Gjermania kuotohet me  koefiçientin 3.10