Porto fiton minimalisht derbin iberik, Malaga ka shanse për të përmbysur rezultatin
Një ndeshje tjetër e rëndësishme në mbrëmjen magjike të Chempions Ligë, ishte edhe ajo mes Portos dhe Malagës.Derbi i parë iberik në Ligën e kampionëve është fituar nga portugezët të cilët mundën spanjollët me rezultatin minimal 1-0, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.Porto ka arritur t'i shkaktojë humbjen e parë të këtij sezoni ekipit spanjoll të Malagas, që në këtë edicion ka qenë një nga surprizat më interesante, pasi akoma nuk e kishte shijuar ndjenjën e humbjes në kompeticionim më të rëndësishëm për klube.Në takimin e luajtur në "Estadio Do Dragao", kampionët e Portugalisë kanë zhvilluar një lojë më të mirë ndaj rivalëve të tyre spanjollë, por janë treguar të paqartë në veprimet sulmuese duke humbur shumë raste para porte. Ky takim është vendosur me një gol të mesfushorit Zhoao Mutinjo, në minutën e 56-të. Ky i fundit ka shfrytëzuar një assist perfekt për të kaluar topin mes këmbëve të portierit kundërshtar dhe për të shënuar golin e vetëm të kësaj përballje.Fitorja minimale e portugezëve në derbin iberik, lë gjithçka të hapurpër ndeshjen e kthimit që do të luhet në "La Rosaleda", pasi Malaga ka treguar se ka një përbërje mjaft cilësore dhe jo rastësisht pretendon që të kualifikohet në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.Nën drejtimin e një trajneri si Pelegrini, ekipi spanjoll kërkonë të bëjë mrekullin këtë vit, pasi shanset që të kalojë në fazën tjetër janë shumë të mëdha. Rezultati i transfertës u lejon spanjollëve ta mendojnë një gjë të tillë, pasi në fushën e tyre përballë publikut vendas, kërkohet vetëm fitorja dhe pse jo edhe kualifikimi.