Rikthehen emocionet e Champions League, sonte superdueli Arsenal - Bayern Munchen
Pas katër sfidave të para për fazën e 1/8 të Chempions Ligës, muzika e kompeticionit më të rëndësishëm për klube, rikthehet përsëri këtë mesjavë për të dhuruar emocione të tjera dhe superpërballje interesante.Sonte në mbrëmje supersfida që do të pushtojë vemendjen e të gjithëve, do të jetë përballja mes Arsenal dhe Bayern Mynih, që do të luhet në "Emireit Stedium". Vendasit e Arsenal edhe pse nuk llogariten si skuadër favorite për të kaluar në turin tjetër, pritet që të bëjnë surprizën e madhe të paktën në fushën e tyre, pasi në transfertën e Bavarisë do ta kenë super të vështirë. Ecuria e Topçinjve deri në këto momentr nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe kjo të bën të mendosh se bavarezët janë më të avantazhuar në këtë përballje. Këta të fundit kanë bërë një ecuri mahnitëse në kampionat dhe pritet që edhe në Chempions të jenë në të njëjtin nivel. Përveç kësaj përballje, sonte në mbrëmje emocione pritet të dhurojë edhe sfida tjetër mes Portos dhe Malagës. Portugezët që kanë eksperiencen e duhur në Chempions kërojnë të vendosin kualifikimin që në ndeshjen e pare, ndërsa miqtë nga Spanja që këtë vit janë konsideruar si surpriza e këtij kompeticioni, do të kërkojnë me të gjitha forcat që të vazdojnë aventurën e tyre dhe të mbeten vërtet surpriza e këtij vit në në Chempions Ligë. Kompeticioni më spektakolar i globit, përveç këtyre dy dueleve interesante, nesër do të rikthehet me një tjetër superpërballje. Milan -Barcelona do të jetë kryesfida e mbrëmjes magjike të Uefa Chempions Ligë pasi në “San Siro” do të përballen dy klubet legjendare të futbollit Botëror, skuadra më e mirë e momentit përballë ekipit të dytë që ka më shumë trofe në Ligën e kampioneve.Në këtë mesjavë kushtuar totalisht emocioneve të Chempions Ligës, do të kemi këto përballje. Sot luhen dy takime:Arsenal - Bajern MynihPorto- MalagaNdërsa nesër do të luhen dy përballje të tjera:Milan - BarcelonaGallatasarai - Shalke 04