Milan - Barcelona, formacionet e mundshme

Milan do të luajë sonte në “San Siro” një nga ndeshjet më të vështira të sezonit. Kuqezinjtë e Alegrit, me shumë mungesa në formacion ku më problematiku shihet reparti i mesfushës, do të kërkojnë të ndalin hovin e skuadrës më të mirë në botë, Barcelonës. Katalanasit edhe pse luajnë në transfertë, vijnë në këtë takim më një superioritet të dukshëm, pasi Milan konsiderohet akoma një skuadër në ndërtim e sipër. Por kuqezinjtë e Alegrit, do të kërkojnë të bëjnë surprizën e madhe, të ndalin në shtëpi skuadrën që po jep leksione futbolli për të gjithë, me qëllimin e vetëm për tu treguar se projekti i ri i drejtuesve të "Djallit", po fillon të japin frytet e para. Ndryshe nga Barcelona, që në këtë takim nuk do të ketë mungesa, te kuqezinjtë përveç Balotellit që nuk mund të aktivizohet, mungesa të rëndësishme do të jenë ato të Robinjos, Flaminit dhe Noçerinos.  Trajneri Alegri, pritet që në këtë përballje të hedhë në fushën e lojës: 4-3-1-2.Në portë: Abiati, në mbrojtje:Konstant, Mekses, Zapata dhe Abate, në mesfushë: Muntari, Ambrozini dhe Montolivo, ndërsa Boateng do të mbështesë dyshen sulmuese Pacini dhe El Shaarawy. Ky i fundit duket se është rikuperuar plotësisht ndërsa pritet shumë prej tij.Ndërsa trajneri i Barcelonës për këtë ndeshje, Roura, pritet të hedhë nga minuta e parë formacionin: 4-3-3.Në portë: Valdes, në mbrojtje: Zhordi Alba, Pike, Pujol dhe Dani Alvesh, në mesfushë do të jenë: Iniesta, Buskets dhe Ksavi, ndërsa në sulm do të jetë treshja Pedro, Mesi dhe Sançez.Arbitri i kësaj ndeshje do të jetë skocezi, Kreig Tomson. Edhe pse luan në transfertë, Barcelona shihet nga kompanitë e basteve si më e favorizuar. Fitorja e katalanasve kuotohet me koefiçentin 1.55, barazimi me 3.7 ndërsa një fitore e skuadrës së Milan që luan në shtëpi, kuotohet me koefiçentin 5.7.