Superdueli Milan - Barcelona, statistikat flasin për katalanasit

Chempions Ligë luan sonte një nga përballjet më të mëdha historike. Në “San Siro”, Milan 7 herë fitues i këtij kompeticioni do të presë skuadrën katalanase të Barcelonës e cila numëron plot 4 trofe të tillë. Përveç kampionëve si Messi, Iniesta, Kasavi, El Sharaui e shumë të tjerë, në fushën e blertë të teatrit të Milanos do të zbresin dy skuadra që kanë bërë historinë e këtij kompeticioni ku së bashku numërojnë plotë 11 trofe të Uefa Chempions Ligë.Skuadra e Massimiliano Allegrit, sapo ka nisur revolucionin brenda saj, ndërsa Barcelona, ekipi më i fortë në botë, vjen në këtë sfidë si pretendentja kryesore për të ngritur trofeun në finalen e "Uemblit".Po si janë bilancet e përballjeve mes këtyre dy skuadrave në Champions League? Shtatë herë janë përballur dy superklubet e Europës në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në kontinent. Katalanasit kanë më shumë fitore se kuqezinjtë por Milan e ka mposhtur Barcelonën në finalen e 1994-ës me rezultatin  e thellë 4-0.Në përballjet e tjera që janë luajtur me dy takime vajtje-ardhje, skuadra e Milan ka arritur të sigurojë vetëm 1 fitore në “San Siro” ndaj katalanasve në 6 takime të luajtura. Për sa i përket barazimeve në fushën e tyre, kuqezinjtë numërojnë 2, ndërsa kanë humbur tre të tilla përballë Barcelonës, statistika këto jo shumë të mira për skuadrën Milaneze.Nga ana tjetër, spanjollët përveç tre fitoreve në “San Siro”, përballë Milanit kanë arritur të fitojnë edhe 3 herë të tjera në “Kamp Nou” në 6 përballje të luajtura, ndërsa në tre takimet e tjera në fushën e tyre, Katalanasit kanë barazuar 2 herë dhe kanë humbur 1 herë të vetme. Në përgjithësi në duelin Milan - Barcelona, statistikat flasin për katalanasit të cilët në përballjet direkte me Milan kanë arritur të fitojnë  6 takime, të barazojnë 4 dhe të humbasin vetëm 3 përballje ndaj kuqezinjve.