Nevil Dede, trajneri i ri i Tiranës
Klubi i futbollit Tirana, ka prezantuar sot zyrtarishtë trajnerin e ri, Nevil Dede në krye të pankinës së Kryeqytetasve. Të pranishëm në prezantimin e ish lojtarit dhe teknikut bardheblu, ishte drejtori i klubit të Tiranës, Tagani dhe ish tekniku Tafaj, që i uruan mirseardhjen në krye të kryeqytetasve njeriut që ka qënë edhe më parë pjesë e kësaj skuadre si trajner dhe si lojtarë.Vetë trajneri i mirënjohur Dede, në deklaratën e parë si trajner i Kryeqytetasve u shpreh i kënaqur me rikthimin e tij në drejtim të bardhebluve, ndërsa theksoi se synimi i tij është të rikthejë tifozët bardheblu në shkallët e stadiumit."jam i lumtur për rikthimin tim te skuadra e Tiranës. Besoj se me ndihmën e kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha dhe me stafin drejtues të arrijmë të kthejmë Tiranën aty ku meriton të jetë. Futbolli luhet për tifozët dhe qëllimi im është që sa më shpejtë të jetë e mundur të rikthejmë tifozërin në shkallët e stadiumit, pasi kjo është një mungesë e rëndësishme për klubin tonë”, është shprehur tekniku, Nevil Dede.Ndërsa ish tekniku dhe drejtori sportiv i bardhebluve, Alban Tafaj, tha se tani me ardhjen e Dedes si trajner te Tirana, perveçse i është lehtësuar puna. Klubi Tirana ka në përbërje edhe një trajner profesionist, një trajner të aftë që mund ta udhëheqë skuadrën drejt trofeve.Me rikthimin e teknikut Dede në krye të stolit të bardhebluve, Tirana pretendon të rikthehet te sukseset e munguara, ndërsa debutimi i tij i parë do të jetë në fundjavë kundër Teutës së Durrësit.