Venger acarohet me median në prag të sfidës kundër Bayern
Trajneri i Arsenal, Arsen Venger në prag të ndeshjes së Chempions Ligës, ka shpërthyer në kritika ndaj gazetarve, pasi i konsideron ata shkakun kryesor të gjendjes jo shumë të mirë të skuadrës së Topçinjve.Sezoni i 8-të radhazi pa trofe, duket se ka nervozuar në maksimum një prej trajnerëve më të njohur në botë, Arsen Venger, i cili ka reaguar në mënyrë mjaft të çuditshme gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes që Arsenali i tij do të luajë kundër Bajern Mynih.Trajneri francez, ka reaguar ashpër ndaj gazetarëve, me një sjellje shumë të çuditshme që ka lënë të shtangur të gjithë të pranishmit. Fillimisht, ai u tha gazetarve se nuk do të pranonte asnjë pyetje që nuk kishte lidhje me Ligën e Kampioneve. Por në pyetjen e parë për kundërshtarët dhe mbrojtjen e tyre hermetike, Venger shpërtheu përsëri. "Nuk do të flas për Bajern Mynih por vetëm për skuadrën që unë drejtojë", ishte fraza tjetër e tij e çuditshme. Më pas, trajneri lëshoi disa batuta të tjera, ku më shumë përshtypje bëri ajo rreth shanseve të Arsenalit për të fituar Ligën e Kampioneve. "Sigurisht që ne nuk duam të fitojmë Ligën e Kampioneve. Në fakt, ne duam që të humbim këtë ndeshje që të gjithë ju të jeni të lumtur", ishte fraza e Venger. "Ne kemi qenë më parë në finale, gjysmëfinale dhe çerekfinale. Kemi një mundësi fantastike për ta bërë përsëri një gjë të tillë. Jam i sigurt se lojtarët e mi do të provojnë që kam të drejtë. Kemi ende disa çështje të papërfunduara me këtë turne. Por nëse them se do ta fitojmë, ju do të qeshni me mua", tha francezi, i cili në fund kritikoi edhe për tifozët që e kontestuan në fundjavë. Me gjithë këto probleme duket se e ardhmja e teknikut francez, pas shumë vitesh nën drejtimin e topçinjve është drejt mbylljes së ciklit. Kujtojmë që Venger është një ndër trajnerët më të kërkuar nga PSG dhe rikthimi i tij në vendlindje mund të jetë çështje kohe.