Zbulohet dëshira e Rosell, kërkon Sergio Ramos në radhët e Katalanasve

Ditë më parë presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, u shpreh se prej disa vitesh pëlqen një futbollist të Real Madrid, por pa dhënë emra konkretë.Por katalanasit, Pedro Rodriguez dhe Andres Iniesta, e kanë thënë hapur preferencën e tyre: ai është mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos.Deklarata e Iniestas ka ardhur në emisionin "Tot Gira" në Katalunia Radio: "Gjithmonë më ka pëlqyer Sergio Ramos. Është një futbollist impresionues", është shprehur Iniesta duke lënë të kuptohet se Ramos është një ndër të preferuarit e presidentit Rosell por jo vetëm.