Lacio turpërohet ndaj Sienës, mundet me rezultatin 3-0
Ashtu si Napoli një ditë më parë edhe Lacio nuk e ka shfrytëzuar mundësinë e artë për të shkurtuar diferencat me Juventusin, pas hapit fals që bardhezinjtë bënë ndaj Romës në javën e 25 të kampionatit Italian. Takim i fundit i javës së 25 të Serisë A, rezervoi surprizën e radhës ku protagonist kryesorë ishte padiskutim skuadra e Sienas e cila mposhti në shtëpi me rezultatin e pastër 3-0 kryeqytetasit e Lacios.Vendasit e zhbllokuan shumë shpejt rezultatin e takimit, që në minutën e 6, duke bërë gjithçka të vështirë për skuadrën e teknikut Petkoviç, i cili nuk shfrytëzoi mundësitë për të marrë vendin e tretë në renditje dhe për t'iu afruar më shumë dy vendeve të para në renditje . Edhe goli i dytë për skuadrën e Giuseppe Iachinit, nuk vonoi, Rosina në minutën e 23-të, shuan çdo shpresë të miqve për të marrë një rezultat pozitiv.Lazio tenton disa herë të ndryshojë situatën, por bardhekaltërit janë të paqartë para portes he nuk shfrytëzojnë siç duhet mundësitë e krijuara. Për t'i dhënë dhe "shuplakën" e fundit skuadrës së Petkoviç, mendon përsëri Emeghara që realizoi golin e tretë të takimit dhe të dytin personal kundër kryeqytetasve. Lazio mbetet në vendin e 4 me 44 pikë po aq sa ka edhe skuadra e Milan.Në këtë përballe ku ku bëjnq pjesë edhe dy lojtarë të kombqtares tone, Bogdani ka dalë triumfues ndaj Canes si në rezultat ashtu edhe në minutat që patën në dispozicion. Bomberi kuq e zi luajti 15 minutat e fundit të lojës ndërsa kapiteni kombëtares nuk u aktivizua për asnjë sekond. Përveç këtij fakti, sipas raportimeve nga mediat italiane, bëhet e ditur se në dhomat e zhveshjeve pas përfundimit të ndeshjes, ka patur polemika mes lojtarve të Lacios të cilat pritet të ndikojnë në ecurinë e ekipit kryeqytetas.