Porto – Malaga, formacionet e mundshme
Një ndeshje tjetër e rëndësishme e Chempions Ligës që pritet të dhurojë gjithashtu emocione të shumta, është edhe ajo mes Portos dhe Malagës. Portugezët si njohës të mirë të këtij kompeticioni do të kërkojnë që në fushën e tyre të bëjnë diktatin ndaj Spanjollve që këtë edicion janë surpriza më e madhe e këtij kompeticioni. Pasi arritën kualifikimin si të parët në grup përballë skuadrave të mëdha si Milan dhe Zenit, spanjollët e drejtuer nga tekniku i njohur, Pelegrini, kërkojnë të befasojnë edhe në fazën e 1/8. Një rezultat pozitiv në derbin iberik për skuadrën e Malagës do të ishte një sukses i rrallë për këtë skuadër e cila synon që të vazhdojë të mahnisë të gjithë.Trajneri portugez Pereira, pritet që të luajë në këtë sfidë me formacionin 4-2-3-1. Në portë: Helton, në mbrojtje: Danilo, Oktamendi, Mangala dhe Aleks Sandro, në qendër të mesfushës do të jetë dyshja: Luço dhe Fernando, ndërsa treshja Mutinjo, Atsu dhe Martinez pritet të jenë mbështejta kryesore e sulmuesit Rodriges.Në kampin tjetër, trajneri Pelegrini pritet të hedhë në fushën e lojës formacionin: 4-2-3-1.Në portë: Kabajero, në mbrojtje: Sançez, Uelington, Demikelis dhe Antunjes, në mesfushë: Tulalan dhe Kamaço, ndërsa treshja Hoakin, Isko dhe Portijo do të mbështesin në sulm bomberin e mirnjohur Saviola.Ndeshja do të luhet në stadiumin "Dragao" në orën 20 e 45.Portugezët shihen si favorit në këtë takim pasi edhe në kompanitë e basteve fitorja e Portos kuotohet me koefiçientin 1.9, barazimi 3.25 ndërsa fitorja e Malagës kotohet me koefiçientin 4.