"FA Cup", Manchester United kalon në çerekfinale

Pas fitoreve bindëse të skuadrës së Manchester Sitit, Mançester Junajtid ka kaluar me sukses në çerekfinalet e Kupës së Federatës Angleze duke mundur 2-1 skuadrën e Riding. Djajtë e drejtuar nga Ferguson, presin të mësojnë skuadrën që do të ndeshet me ta në  turin e ardhshëm ku si kundërshtarë do të ketë fituesin e përballjes mes Çelsit dhe Midëllsbrout, të cilat ndeshen me njëra-tjetrën për të kaluar në këtë tur.Ndeshja ndaj Riding nuk ka qenë e thjeshtë për djajtë britanik, për faktin se Ferguson kishte lënë pushim shumë titullarë, për të aktivizuar rezervat apo ata lojtarë që kishin pasur më pak hapësira në formacion gjatë kësaj pjese të sezonit.Pjesa e parë e këtij takimi mbullet me rrjeta të paprekuara ndërsa në pjesën e dytë është portugezi Nani, ai që rezultoi vendimtar për "djajtë e kuq", pasi shënoi golin e avantazhit në minutën e 69-të. Ndërsa vetëm 3 minuta më vonë dha pasimin për golin e dytë që u shënua nga sulmuesi Hernandez. Goli i MekAnuf në minutën e 81-të shërbeu vetëm për të ndezur disi ndeshjen në minutat e fundit, por në përfundim, ishte Mançester Junajtid që iu gëzua kësaj fitoreje shumë të rëndësishme që e mban në garë për të tre të trofetë kryesorë në këtë sezon. Pasi ka siguruar disi vendin e parë në kampionat dhe ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen e parë ndaj Real Madrid për Chempions Ligë, të besuarit e Ferguson janë në rrugen e duhur edhe në kupën e Anglisë.Ferguson, i cili pritet ti japë fundë karrierës së tij nën udhëheqjen e skuadrës së Manchester United, kërkon ta mbyllë me sukses aventurën e tij duke fituar të gjtha trofet e mundshme.