Arsenal - Bayern Munchen, formacionet e mundëshme
Superdueli i mbrëmjes së sotme në Chempions Ligë mes Arsenal dhe Bayern Mynih, pritet që të dhurojë një atmosferë interesante të cilës nuk do ti mungojnë golat dhe spektakli në fushën e blertë. Edhe pse atmosfera nuk është aspak e mirë në kompleksin e "Topçinjve", 90-minutëshi i Londrës pritet të jetë vendimtarë për të dyja skuadrat si dhe për të ardhmen e teknikut francez Venger. Edhe pse nuk duken të favorizuar, Topçinjtë kërkojnë fitoren në fushën e tyre pasi janë të vetëdishëm se në "Alianz Arena" i pret një ferr i vërtetë.Tekniku Venger, që tani nuk është më trajneri i dashur për tifozët e Topçinjve dhe sidomos për median londineze, priet që në këtë përballje të luajë më formacionin 4-2-3-1.Në Portë pritet të luajë Shezni, në mbrojtje: Vermalen, Mertesaker, Koshielni dhe Sanja, në qendër të mesfushës do të jenë dyshja: Arteta dhe Uillsheirë, ndërsa treshja Podolski, Kazorla dhe Uellkot pritet të jenë mbështetësit kryesor të sulmuesit Francez, Zhirud.Në kampin tjetër tekniku bavarez Heynkes pritet tu përgjigjet londinezve me të njëjtin formacion 4-2-3-1.Në portë: Nojer, në mbrojtje: Alaba, Dante, Van Bujten dhe Lam, në mesfushë do të jetë dyshja: Shvajnshtaiger dhe Martines, ndërsa treshja Riberi, Kros dhe Myler pritet të jenë mbështetësit kryesor të kroatit Mandzukiç, ky i fundit ka fituar përsëri duelin për një vend titullari me Gomez.Ashtu siç thamë edhe kompanitë e basteve favorizojnë në këtë takim bavarezët, pasi fitorja e Arsenal kuotohet me koefiçentin 3.6, barazimi 3.10 ndërsa fitorja e bavarezëve kuotohet me koefiçentin1.95. Kjo përballje do të luhet në “Emireit Stedium” në orarin e sakonshëm të këtij kompeticioni në orën 20 e 45.