Barça dhe Manchester City fitojnë duelin me Real për shërbimet e Neymar
Mançester Siti dhe Barcelona duket se kanë fituar duelin me Real Madrid për sa i përket blerjes së talentit brazilian Neymar. Të dy ekipet kanë bërë hapa konkret për të afruar pranë skuadrës një lojtarë të talentuar si Neymar. Nëse anglezët pretendojnë se kanë filluar bisedimet me familjen e tij, në Spanjë flitet se ai ka firmosur për katalanasit dhe transferimi do të kryhet gjatë merkatos së verës.Lajmi i publikuar nga "Daily Mail", që mes drejtuesve të Sitit dhe atyre të Santosit ka patur dhe vazhdonë të ketë bisedime për të ardhmen e talentit Brazilian, është një fakt që të bën të mendosh se puna në këtë drejtim është në rrugën e duhur dhe priten vetëm rezultate konkrete. Drejtuesit e "Qytetarve Britanik" flitet se janë të gatshëm t'i ofrojnë lojtarit një çek të bardhë, nëse ai vendos të transferohet nën urdhërat e teknikut Mançini.Por njëkohësisht, nga Spanja ka ardhur një tjetër lajm i bujshëm, sipas të cilit, braziliani ka firmosur me Barcelonën dhe do t'i bashkohet kësaj skuadre gjatë verës, e jo pas një viti, siç spekulohet prej kohësh. Zhaume Lopis, një profesor i njohur dhe tifoz katalanas dhe me shumë njohje brenda klubit, ka deklaruar në një program radiofonik se ka sigurinë se braziliani do të veshë fanellën e Barcelonës që nga sezoni i ardhshëm. "Një drejtues i Barcelonës sot më siguroi se është blerë Neymar dhe kjo do të ndihmonte rritjen e klubit në tregun brazilian", tha Lopis, i cili ka preferuar të mos bëjë publik emrin e drejtuesit, por ka siguruar se transferimi i futbollistit do të zyrtarizohej në fund të këtij sezoni.Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe e përditshmja sportive Katalanase “El Mundo Deportivo”, e cila thekson se skuadra e re e Neymar do të jetë vetëm Barcelona pasi kjo e fundit është edhe skuadra e tij e preferuar në Europë.