Aventurat për Ibrahimoviç nuk kanë të sosur
Aventurat e sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimoviç, duket se nuk kanë të mbaruar. Pas ndryshimit të disa skuadrave në karrierën e tij, Ibra mund të provojë një tjetër eksperiencë të re në kampionatin Gjerman."Sigurisht që një ditë do të më pëlqente të luaja në Bundesligë dhe ndoshta një ditë do ta bëj. Kam edhe disa vite të tjera karriere përpara".Kjo është deklarata e Zlatan Ibrahimoviç, në një intervistë për "11 Freude", gjatë së cilës ka folur edhe për të ardhmen e tij dhe ku ka dhënë një sinjal të fortë për Bayern Munchen."Është e qartë që nëse shkoj në Gjermani, do ta bëja për Bayern Munchen. Për mua është një ndër pesë klubet më të mëdhenj në botë. Deri tani ka luajtur në 5 shtete: Suedi, Hollandë, Itali, Spanjë dhe tani në Francë, kam mësuar nga kultura e tyre çka më ka ndihmuar në formimin tim si njeri", ka deklaruar sulmuesi suedez i Paris Saint Germain.Por Ibra ka harruar se në stolin e bavarezëve sezonin e ardhshëm do të ulet Pep Guardiola, ish trajneri i tij te Barcelona, me të cilin nuk ka patur marrëdhënie aspak të mira në radhët e Katalanasve.