Ndalohen 9 shtetas të huaj, kishin kaluar ilegalisht kufirin

Policia e Gjirokastrës gjatë një operacioni antitrafik ka bërë të mundur ndalimin e 9 shtetasve të huaj nga Algjeria, Tunizia dhe Siria të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin.Burime nga policia bëjnë me dije se 3 algjerianë janë ndaluar në oborrin e shtëpisë të shtetasit Loni Çuna në Tepelenë ndërsa 6 të tjerët janë gjetur të fshehur poshtë një ure në aksin rrugor Gjirokastër -Tepelenë, të cilët po prisnin për të udhëtuar në drejtim të Tiranës.Sipas policisë 9 klandestinët për t`ju shmangur postobllokut të policisë në Ujin e Ftohtë Tepelenë kanë kaluar me këmbë nëpërmjet Pyllit të Ujit të Ftohtë .Menjëherë 9 shtetasit e huaj së bashku me shtetasin Loni Çuna janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për veprime të mëtejshme.Sipas policisë ka nisur procedimi penal ndaj drejtuesit të automjetit shtetasit Loni Çuna , për veprën penale të "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit", i cili për shkak të gjendjes shëndetësore ndiqet në gjendje të lirë.