Valdes te Arsenal, pengesë bëhet rroga e lojtarit
Arsenal ka zgjedhur si portier të ardhshmë, gardianin e Barcelonës, Victor Valdes.Ky i fundit pritet të jetë mbrojtësi i katërkëndëshit të "Topçinjëve" në sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që raporton tabloidi britanik "The Sun", për katalanasin londinezët kanë gati një ofertë prej 10 milionë sterlinash, afërsisht 15 milionë Euro.Por pengesa e momentit është paga e Valdes, i cili për momentin përfiton më shumë se 6 milionë sterlina në sezon. Valdes nuk dëshiron që të rinovojë me Katalanasit dhe kalimi i tij në Premier League, shihet si mundësia më e mundshme. Portieri katalanas, prej kohësh ka shprehur dëshirën për tu larguar, ndërsa pritet që Arsenal të jetë skuadra e re me të cilën do të vazhdojë karrierën portieri që për shumë vite ka mbrojtur katërkëndësin e Barcelonës.