El Shaarawy i gatshëm ndaj Barçës, rrezikon Robinho

Në prag të ndeshjes kundër Barcelonës, Milani ka kryer stërvitje edhe të Dielën kur të gjithë e kishin pushim.Prezent gjatë seancës stërvitore të djeshme, ka qenë edhe sulmuesi, Stephan El Shaarawy, i cili fillimisht është përgatitur rregullisht me shokët e skuadrës dhe më pas ka vazhduar veçmas një program të diferencuar stërvitor.Ndërkohë për ndeshjen kundër Blaugranave me shumë gjasa mund të mungojë braziliani Robinho, Antonini dhe Bonera, të cilët vazhdojnë të bëjnë stërvitje të diferencuar për shkakë të dëmtimeve të lehta.