Lezhë, arrestohet një prej vrasësve të 17-vjeçarit Bardhocaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2012, 11:40
Policia e Lezhës ka arrestuar sot një prej autorëve të vrasjes së 17-vjeçarit Daniel Bardhocaj.Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 33-vjeçari Lekë Sallaku i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e adoleshentit.Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datën 4 shtator të këtij viti në fshatin Blinisht të Lezhës ku 33-vjeçari Sallaku së bashku me 4 persona të tjerë të cilët janë arrestuar më herët nga policia kanë qëlluar për vdekje 17-vjeçarin Bardhocaj.Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes të rinjsh në Blinisht ku mbeti i plagosur edhe shtetasi Vlado Marku.